Sporti

Liverpool synon të ‘djeg lojën’ në merkaton e verës, e do transferimin e Alexander Isak

04/30/2025 17:12
nga:Mergim Rreci

Drejtuesit e Liverpoolit, skuadër e cila siguroi titullin e 20-të të ligës angleze fundjavën e kaluar, do të hapin arkën për merkaton e verës, duke sjellë një qendërsulmues dhe një mbrojtës të majtë në krye të listës së prioriteteve, raportuan mediat britanike.

Kur bëhet fjalë për pozicionin e qendërsulmuesit, trajneri Arne Slot shpreson në transferimin e reprezentuesit suedez Alexander Isak (25), i cili po shkëlqen me fanellën e Newcastle, transmeton GazetaBlic Sport.

Isak ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në të gjitha garat këtë sezon. Isak është aktualisht golashënuesi i dytë më i mirë në Premier League me 22 gola, pas vetëm Mohamed Salah të Liverpoolit, i cili ka shënuar 28.

Kjo do të ishte një mundësi e mirë edhe për sulmuesin suedez, i cili do të kishte më shumë mundësi për të fituar trofe më të mëdhenj, duke përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve.

Një alternativë ndaj Isakut do të ishte sulmuesi 22-vjeçar i Eintracht Frankfurt, Hugo Ekitike, i cili ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë dhjetë asiste këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/