Lajme

Rritja e çmimeve/ Krasniqi: Qeveria po godet qytetarët – mjaft me këtë politikë ndëshkuese

04/30/2025 14:12
nga:G B

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qeveria po i godet qytetarët, po i trajton si interes të dorës së dytë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se çmimet e artikujve bazë dhe rryma u ngritën gjtihandej, ndërsa për veriun “e çliruar” çmimet për energji nuk po ngriten!

Ajo këtë e ka quajtur padrejtësi dhe ndarje mes qytetarëve.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria po godet qytetarët!

Pse po i trajtoni qytetarët si interes të dorës së dytë?

Çmimet e artikujve bazë dhe rryma u ngritën gjtihandej, ndërsa për veriun “e çliruar” çmimet për energji nuk po ngriten!

Kjo është një padrejtësi e pastër dhe ndarje e hapur mes qytetarëve. Populli po vuan, ndërsa qeveria vazhdon me veprime të pasinqerta.

Sanksione, shtrejtime, mos njohje dhe mos anëtarësime. Për këto veprime do të mbaheni në mend.

Duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim që e rëndon jetesën e popullit. Mjaft me këtë politikë ndëshkuese sepse qytetarët nuk janë fajtorë për paaftësinë tuaj.