Lajme

580 aktakuza u ngritën për tre muaj nga Prokuroria e Pejës

04/30/2025 08:31
nga:G B

580 aktakuza janë ngritur për tre muaj kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.

Këto aktakuza sipas njoftimit u ngritën për periudhën janar, shkurt dhe mars.

Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ngritur gjithsej 580 aktakuza, kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.

Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, kanë ngritur 580 aktakuza, ndaj 658 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune.

Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës.