Analisti politik Petrit Zogaj ka komentuar dështimin e seancës konstituive dhe mungesën e votave për kandidaturën e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një poshtërim të vazhdueshëm nga ana e Albin Kurtit, raporton GazetaBlix.
Sipas Zogajt, Kurti nuk mjaftohet me abuzimin institucional ndaj Kosovës, por dëshiron që ai të jetë edhe personal.
Ai tha se Haxhiu nuk po e kupton këtë situatë dhe ndoshta e sheh si nder nga Kurti, ndërsa për të fundit, sipas Zogajt, kjo është një kënaqësi personale.


