Lajme

Musliu: PDK do të mbetet e palëkundur, nuk do ta votojmë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

04/29/2025 16:30
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka theksuar për GazetaBlic se Partia Demokratike e Kosovës mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“PDK është e palëkundur në qëndrimin e saj sa i përket kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit,” tha Musliu.

Kujtojmë se, Deputetët e rinj nuk po arrijnë të gjejnë mirëkuptim për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit. Derisa e propozuara për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk po i merr votat e nevojshme, qytetarët po fajësojnë të gjitha palët që s’po gjejnë konsensus.

Njohësit e proceseve politike parashohin rënie të madhe të besimit në institucione, në rast se vazhdon bllokada në Kuvend.

Tetë dështime, Kuvendi nuk konstituohet – Albulena Haxhiu nuk ka vota që të bëhet kryeparlamentare