Sporti

Figo: Mendoj se PSG do ta fitojë Ligën e Kampionëve

04/29/2025 16:52
nga:Lorik J

Legjenda e futbollit evropian dhe botëror, Luis Figo, ka një favorit në Ligën e Kampionëve. Interesante është se Figo, i cili luajti për Barcelonën dhe Interin në karrierën e tij, nuk i përfshiu të dyja ekipet midis favoritëve.

“Mendoj se PSG do të jetë kampion,” tha Figo.

“Ekipi është shumë i qëndrueshëm për sa i përket rezultateve dhe aktualisht është në një formë të shkëlqyer fizike.”

“Që kur trajneri Luis Enrique mori drejtimin e PSG-së në vitin 2023, shumë gjëra kanë ndryshuar te PSG. Kampionët francezë, dikur të njohur për egot e tyre të mëdha dhe transferimet gjigante, tani mbështeten shumë më tepër te skuadra”, shtoi Figo.

Figo, pavarësisht se e vuri PSG-në në plan të parë, ndau edhe komplimente për ekipet e tjera.

“Është e vështirë të bësh një parashikim të prerë dhe të qartë”, pranoi fituesi i Topit të Artë i vitit 2000.

“Kushdo që mendon se Interi është i përqendruar vetëm në mbrojtje, bën një gabim të madh. Inzaghi ka një mbrojtje të fortë, por edhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën.”

Një fitore ndaj Arsenalit do ta çonte PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë në historinë e saj, pasi humbi ndaj Bayern Munich në finalen e vitit 2020.

/GazetaBlic Sport