Sporti

Nuk e shpëtoi Rahovecin nga rënia në Ligën e Dytë, jep dorëheqje Liridon Leci

04/29/2025 11:50
nga:Mergim Rreci

Liridon Leci ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të KF Rahovecit.

“Pasi nuk ishte e mundur për të arritur objektivin e qëndrimit në Ligën e Parë, trajneri Liridon Leci ka paraqitur dorëheqjen e tij nga drejtimi i KF Rahovecit. Klubi e ka pranuar dorëheqjen, duke e falënderuar Lecin për angazhimin dhe punën e tij gjatë këtij sezon”, thuhet në njoftimin e ekipit.

Në javët e mbetura te sezonit, Rahoveci do të zhvillojë edhe tri xhiro të fundit të kampionatit me staf të përkohshëm, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar riorganizim të plotë për sezonin e ardhshëm, me synim rikthimin e shpejtë në Ligën e Parë.