Sporti

Modric dhe Rudiger u përplasen në zhveshtore pas finales ndaj Barcelonës

04/29/2025 11:06
nga:Mergim Rreci

Real Madridi humbi trofeun e Copa del Rey 2-3 pas kohës shtesë ndaj Barcelonës në një ndeshje dramatike të mbushur me tension.

Detajet rreth finales vazhdojnë të dalin në mediat spanjolle. Radio Cadena SER raportoi se pati një përballje të nxehtë në dhomën e zhveshjes së Real Madridit pas ndeshjes në Seville.

Për herë të dytë brenda po aq muajsh, Real Madridi humbi ndaj Barcelonës në një ndeshje për trofe. Finalja e ndeshjes u shënua nga sjellja skandaloze e Antonio Rüdiger.

Gjerman, në një “moment çmendurie”, hodhi një shishe plastike drejt gjyqtarit dhe më pas vazhdoi të insistoi për një përleshje fizike me të.

Pas ndeshjes, raportohet se ai pati një përplajse verbale me Luka Modric në zhveshtore, e cila mund të kthehej edhe në fizike.

Kroati e kritikoi Rudigerin për sjelljen e tij dhe i tha se ajo që bëri ishte skandaloze, se me sjelljen e tij ai dëmtoi reputacionin e Realit dhe se skuadra nuk humbi vetëm për shkak të gjyqtarit.

Edhe pse fillimisht Rüdiger u tërbua dhe e kritikoi Modricin për disa gjëra, ai përfundimisht erdhi në vete dhe u kërkoi falje të gjithë shokëve të ekipit dhe stafit të trajnerëve të klubit, dhe një ditë më vonë i kërkoi falje edhe gjyqtarit De Burgos Bengoetchea për sjelljen e tij.

Mbrojtësi gjerman përballet me një pezullim nga katër deri në 12 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/