Lajme

Berisha kërkon emërimin e ndonjë sheshi me emrin e Trumpit që “ndërkombëtarët të mos na harrojnë”

04/29/2025 10:59
nga:Sh R

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive, ku thotë se kjo situatë po shihet që nuk po mbaron, por vetëm po përseritet, raporton GazetaBlic.

Berisha tregon se e kanë një propozim për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama që ta bëjë një shesh me emrin e Donald Trump, ku shton se si duket na kanë harru miqët ndërkombëtarë.

“Po shihet që spo mbaron, po përseritet. Jemi te shqetësuar për këtë situatë. E kemi propozim që kërkojmë nga Përparim Rama që ta bejë një shesh me emrin Donald Trump sepse si duket na kanë harruar miqtë spo merret kush me ne. Që të merret Amerika me neve sepse na kanë harruar”, tha ai.