Lajme

Tjetër dështim| Albulena Haxhiu nuk merr përsëri votat për kryeparlamentare

04/29/2025 10:33
nga:Mergim Rreci

Për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë legjislaturën e re.

Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme, raporton GazetaBlic.

Haxhiu mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenime, të cilat ishin të pamjaftueshme.

Propozimi nuk kaloi dhe kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu senacën për 48 orë, e cila do të mbahet më 1 maj në ora 10:00.

/GazetaBlic/