Sporti

KB Bashkimi reagon pas incidentit që ndodhi mbrëmë: Nuk kishte të bënte me Pejën e as gjyqtarët

04/28/2025 21:47
nga:Lorik J

KB Bashkimi ka reaguar pas incidentit që ndodhi mbrëmë në duelin ndaj KB Pejës në gjysmëfinalen e Play Offit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Krejt në fundin e ballafaqimit “shpërtheu” një zënkë mes sigurimit të ndeshjes dhe disa tifozëve, me ç’rast u ndërpre dueli për disa minuta, teksa kishin mbetur veç edhe 5 sekonda për t’u luajtur, shkruan GazetaBlic Sport.

KB Bashkimi në reagim sqaron se zënka nuk ndodhi me pjesëtarët e Pejës, apo gjyqtarët, por ishte një keqkuptim i brendshëm.

Ja deklarata e tyre: