Sporti

Jamie Vardy ka vendosur të qëndrojë në Premier League!

04/28/2025 20:55
nga:Lorik J

Jamie Vardy nuk është i interesuar të transferohet në një klub të Championship dhe është i bindur se mund të kontribuojë në një ekip të Premier League sezonin e ardhshëm, sipas Sky Sports News.

Vardy ka marrë vendimin për t’u larguar nga Leicester City pas rënies së klubit nga Premier League në Championship. Sulmuesi, i cili ka qenë një figurë kyçe për ‘Dhelprat’ gjatë viteve, beson se ende ka shumë për të ofruar në nivelin më të lartë dhe është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Premier League.

Sulmuesi 38-vjeçar, i cili u transferua nga Fleetwood Town në Leicester në vitin 2012 për 1 milion funte, ka grumbulluar gati 500 paraqitje dhe ka shënuar afër 200 gola, duke u vendosur si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit.

Jamie Vardy ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 33 ndeshje këtë sezon.

/GazetaBlic Sport