Arsenal dhe PSG takohen nesër nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë gjysmëfinale luhet nesër në “Emirates”, shkruan GazetaBlic Sport.
Arteta, trajneri i Arsenalit thotë se janë në Champions League për të bërë histori dhe janë gati për çdo sfidë.
“Ne jemi këtu për t’i bërë njerëzit të lumtur. Për të krijuar histori. Jemi shumë afër. Dhe tani duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë atë të ndodhë”, tha ndër të tjerash Arteta.
/GazetaBlic Sport


