Sporti

Klopp me një mesazh emocionues pasi Liverpooli fitoi titullin

04/28/2025 19:09
nga:Lorik J

Ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp falënderoi Liverpoolin për nderin pas titullit të tyre të 20-të në Angli, i cili u fitua zyrtarisht pas triumfit 5-1 ndaj Tottenhamit në Anfield.

Pasardhësi i Klopp, Arne Slot, “ia ktheu gjestin” duke kënduar një këngë për gjermanin gjatë festës. Ashtu siç bëri Klopp për holandezin në ndeshjen e tij të lamtumirës në fund të sezonit të kaluar.

“Super mirënjohës për të kaluarën, super, super i lumtur për të tashmen, jashtëzakonisht optimist për të ardhmen! Urime – YNWA. Faleminderit, dashuria ime! , ka shkruar një Klopp i emocionuar në Instagram.

/GazetaBlic Sport