Lajme

Nesër në ora 10:00 vazhdojnë punimet e seancës konstituive të Kuvendit: A do të ketë ndonjë ndryshim?

04/28/2025 15:58
nga:Genita C

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen nesër për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në orën 10:00, në përpjekje për të konstituuar kuvendin e Kosovës.

Seanca plenare do të fillojë në orën 10:00.

Ndryshe, në seancat e kaluara ka dështuar zgjedhja e kandidates së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu për kryetare të kuvendit. Megjithatë VV-ja ka bërë të ditur se Haxhiu vazhdon të jetë dhe më tej kandidate e kësaj partie për kryeparlamentare.

Ndërkaq partitë opozitare vazhdojnë të mbajnë qëndrime të njëjta sa i përket kandidatës së VV-së për kryeparlamentare. Ata janë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare