Sporti

Pavard do të mungojë ndaj Barcelonës, por ka shpresë për Thuramin

04/28/2025 16:08
nga:Lorik J

Mbrojtësi francez Benjamin Pavard do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit të tij dhe Barcelonës për shkak të dëmtimit që pësoi në humbjen 0-1 ndaj Romës.

“Gazzetta dello Sport” dhe Sky Sport Italia pretendojnë se ndryshe nga Pavard, bashkatdhetari i tij Marcus Thuram mund të luajë në ndeshjen ndaj katalanasve.

Interi shpreson që Thuram të rifillojë stërvitjet me grupin kryesor të martën, në prag të gjysmëfinales në Spanjë. Thuram humbi tre ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor dhe që nga ajo kohë është duke u stërvitur veçmas. Megjithatë, Thuram ka treguar përmirësim të dukshëm dhe ka njëfarë besimi se ai mund të marrë kohë për të luajtur me Barçën.

/GazetaBlic Sport