Lajme

Vërshime të mëdha të shiut në Pejë, dalin pamje

04/27/2025 19:00
nga:Genita C

Vërshime të mëdha janë shkaktuar në qytetin e Pejës nga reshjet e mëdha të shiut të dielën.

Mediumi lokal ‘Peja në Fokus’ ka publikuar një video të vërshimeve si pasojë e reshjeve në Komunën e Pejës.

Nuk raportohet deri më tani për ndonjë dëm të konsiderueshëm material.