Lajme

Bajrami thumbon VV me një thënie të Albert Einstein: Çmenduria është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme

04/27/2025 17:52
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për dështimin e sërishme të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Bajrami e kritikoi Vetëvendosjen për mbajtjen e një kursi të pandryshuar, duke cituar një thënie të njohur të Albert Einstein: “Çmenduria është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme.”

Bajrami iu referuar propozimit të VV’së për kryeparlamentare, që tash e pesë seanca, Albulena Haxhiu nuk po arrin votat për t’u zgjedhur.

Musliu: Moskonstituimi i Kuvendit një krizë e qëllimshme e shkaktuar nga Vetëvendosje