Sporti

Barcelona ka 11 trofe më shumë të fituar të Kupës së Mbretit në krahasim me Real Madridin

04/26/2025 21:47
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen sonte në finalen e Kupës së Mbretit.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 22:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë spektakël i madh, ashtu siç kanë qenë tradicionalisht sfidat mes këtyre dy skuadrave.

Barcelona deri më tani është paraqitur 42 herë në finalen e Kupës së Mbretit dhe ka 31 trofe të tillë.

Reali deri më tani është paraqitur 40 herë në finalen e kësaj gare dhe është në gjysmë të rrugës me 20 tituj dhe 20 humbje.

/GazetaBlic Sport/