Lajme

Zogjani: Afër 200 mijë kosovarë kanë migru që nga liberalizmi i vizave – Nuk e kishim pas dashtë këtë vend, nuk e di pse kemi luftu për të

04/26/2025 20:58
nga:Sh R

Aktori Jeton Zogjani, thotë se afër 200 mijë kosovarë kanë migru që nga liberalizmi i vizave, raporton GazetaBlic.

Zogjani përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se nuk e kishim dashtë këtë vend, ku thekson se përse kemi luftu për të.

Postimi i plotë:

170 mije deri ne 200 mije kosovare kane migru prej kur jane liberalizu vizat!

Nuk e kishim pas dashte kete vend, nuk di pse kemi luftu per kete vend!

Ne vitin 1999, prej ish-pushtetit edhe trenin na e siguronin veç me Ike prej këtu.

Nuk di pse paskam pas prite me ndryshu!