Sporti

Pique parashikon super finalen mes Barcelonës dhe Real Madrid

04/26/2025 16:53
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen sonte në finalen e Kupës së Mbretit.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 22:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë spektakël i madh, ashtu siç kanë qenë tradicionalisht sfidat mes këtyre dy skuadrave.

Ish mbrojtësi i skuadrës katalanase, Gerard Pique ka parashikuar fitoren e Barcelonës me rezultat 2 me 1.