Lajme

Kastrati: Krasniqi dhe Abdixhiku, frikacak dhe të padijshëm, po i bëjnë favore Kurtit!

04/26/2025 14:40
nga:Y I

Dje ka dështuar për të gjashtën herë të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Albulena Haxhiu si propozim i Lëvizjes Vetëvendosje s’ka arritur të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.

Haxhiu mori si çdoherë veç 57 vota, 47 ishin kundër dhe 3 abstenuan.

Në lidhje me situatën e krijuar dhe si pritet të veprohet tutje ka folur për “Gazeta Blic”, profesori universitar, Ardian Kastrati.

Kastrati tha se është e qartë se Kurti po e ‘zhagit’ qëllimshëm konstituimin e Kuvendit duke propozu një figurë aspak të dinjitetshme për atë pozite si Albulena Haxhiu.

Ai tha se fajtori numër një në këtë situatë është Kurti por sipas tij nuk janë pa faj edhe opozita.

“Në teatrin e absurdit politik, pra në Kuvendin e Kosovës, këto ditë po perjetojmë një reality show orwellian ku e verteta është vetëm ceshtje retorike boshe, ndërsa logjika ka dhënë doreheqje. Eshtë e qartë se Kurti qëllimisht po e zhagit konstituimin e Kuvendit duke propozu një figure irrituese, joserioze, aspak të dinjitetshme për atë pozite si Albulena Haxhiu. E dijmë të gjithë që ajo nuk është ylli polar, por një ‘palaqo politike’.Mirepo, fakti që ne keshtjellë propozohet te hyj nje ‘palaqo’ nuk dmth që krejt keshtjella të bëhet cirk.Fajtori numër një dihet që është Kurti, por nuk janë edhe pa faj disa nga opozita.Kurti po kërkon kohe dhe refuzim të koordinuar nga opozita dhe ata po ja dhurojne të dyjat pa hezitim” deklaroi Kastrati.

Profesori Kastrati rendit tre arsye pse Albin Kurti po e vonon formimin e institucioneve.

“Qëllimi i Kurtit është i qartë.E para, te vazhdoj si Qeveri në detyrë për ti ikur presionit të partnereve për autonomine e serbeve që e ka pranuar vet dhe rrugës te vazhdojnë te vjedhin para nga shteti per zgjedhjet e ardhshme.E dyta, te stopoj rënien te votuesit e vet duke e paraqitur veten si viktime në raport me opoziten dhe duke tentuar që ata ti paraqes si fajtor.E treta, mundësisht të i ofrohet sa më shume dates se zgjedhjeve lokale ne vjeshte për ti organizuar edhe zgjedhjet nacionale në të njejten kohë me shpresë qe e përmireson rezultatin në zgjedhje lokale (aty ku ai eshte shume i dobet)” potencoi ai.

Kastrati ishte shumë kritik sa i përket Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut.

Ai tha se të njëjtit po tregohen frikacak dhe të padijshëm dhe se po i bejnë favor Kurtit per ta mbajtur në pushtet si Qeveri ne detyrë

“Në anën tjeter, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku po ia dhurojne këto favore- edhe kohën edhe refuzimin e koordinuar. Ata po reagojne me emocion e inati per shkak te thyerjes dhe krenarise se plagosur që e kane perjetuar qe te dyte nga humbja e turpshme e zgjedhjeve prej njeriut më antishqiptar( Kurtit) dhe prej partisë (VV) më të korruptuar ne historine e Kosovës. Që të dy nuk po kanë as strategji e as nuk nuk po taktizojnë me ja permbys Kurtit këtë lojë të ndyrë politike. Për te fituar poena politik shpesh duhen levizje sakrifikuese si në lojen e shahut.Memli e Lumiri po tregohen frikacak dhe të padijshem, por që jane kaq frikacak e te padijshem sa ketu e në qiell nuk e kemi ditur.Qe te dy po i bashkangjiten valles se Kurtit që për kalkulime personale e partiake të bejne bllokim praktik të shtetit.Tani publiku ka te drejte edhe te hamendesoj ide te tjera dhe te ngris dyshime e pyetje nga me te ndryshmet. Pse po ja bejne keto favore Kurtit Memli dhe Lumiri? Mos ka dicka që ne nuk e dijme e kemi drejte te supozojme? Mos ka mundesi qe Kurti po i shantazhon ta zeme p.sh. qe te dy me ndonje dosje korruptive apo te keqqeverisjes nga e kaluara e tyre? Keto kane pyetje që une po i degjoj me të drejtë çdo ditë e me shpesh nga publiku, sepse nuk ka mundesi qe te dy po e luajne lojën pikerisht ashtu siç po i konvenon Kurtit.Tani po del se edhe keta dy nuk jane te interesuar te qeverisin dhe nuk e kane problem ta mbajne shtetin ne bllokade praktike.Rrjedhimisht, Memli e Lumiri po i bejnë favor Kurtit per ta mbajtur ne pushtet si Qeveri ne detyre” deklaroi Kastrati.

Ai tha se kryetari i PDK-së dhe i LDK-së duhet të negociojnë nje kandidat me koncensual ashtu siç propozoj me heret  Haradinaj.

Kastrati tha se në momentin kur do votohej kryeparlamentari, atehere ora kushtetuese fillon të rrjedh dhe nëse për 15 dite nuk e formon qeverinë Kurti, atehere ketë te drejte e merr PDK-ja.

Por sipas tij as PDK-ja dhe as LDK-ja s’janë të interesuara të qeverisin por të vazhdojnë ‘cirkun’ duke ofenduar qytetarët.

“Per ta ja prishur Kurtit planet e tij diabolike dhe per ta zhbllokuar shtetin, Memli e Lumiri duhet te negociojne nje kandidate me koncensual ashtu sic propozoj me heret z. Haradinaj.Dikush mund te thote qe opozita nuk mund te ja imponoj propozimin e kandidatit VV-se. Po ne rregull, por kjo nuk dmth qe mos te diskutohen ide e menyra per ta zhbllokuar shtetin.Momentin kur do votohej kryeparlamentari, atehere ora kushtetuese fillon te rrjedh dhe nese per 15 dite nuk e formon qeverine Kurti, atehere kete te drejte e merr PDK si e dyta. Vetem permes zgjedhjes se kryeparlamentarit i pamundesohet Kurtit themelimi i Qeverise (sepse ai nuk i ka 61 vota per themelim te Qeverise, ndersa opozita mund ti bej). Mirepo, po del qe as PDK e as LDK nuk jane te interesuara te qeverisin por te vazhdojne me kete cirk pafundesisht duke e ofenduar qytetarin qe i votoj. Dikush mund të thotë qe opozita nuk mund te ja imponoj propozimin e kandidatit VV-se. Po ne rregull, por kjo nuk dmth qe mos te diskutohen ide e menyra per ta zhbllokuar shtetin.Kujtojeni se si Memli Krasniqi e Abelard Tahiri takoheshin me Kurtin e Mimozen ne kohen kur qeveria Kurti ishte ne pikun e hetimeve nga te kater anet nga prokuroria per afera milioneshe korruptive duke kontribuar ne rehabilitimin e tyre publik.Pra, gjithsesi nuk takoheshin per shtetin, por per kalkulime qe vetem ata kater i dijne.Si perfundim, po qe Kurti eshte fajtori numer nje, por me keto veprime (mosveprime) Memli dhe Lumiri jane bashkefajtore per bllokimin praktik te shtetit”

Profesori Kastrati tha se pasojat e këtoj bllokimi institucional janë të mëdha për shtetin e Koosvës.

“Pa nje Qeveri te plotfuqishme jeta e perditshme e qytetarit do të vazhdoj të jete e bllokuar sepse aktualisht nuk ka vendimmarrja institucionale te Kuvendit dhe te Qeverisë.Prandaj, pyetja shtrohet per cka i ka votuar qytetari keta, te marrin pergjegjesi apo ti ikin pergjegjesive?Pasojat e bllokimit praktik te shtetit jane te medha.Kosova nuk mund t’i qaset dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është insistim i Bashkimit Evropian , nuk mund te perfitoj 800 milion euro nga Plani i Rritjes se BE-se lmadje as ta procedojë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me BE-në për tërheqjen e grantit fillestar, nuk mund te votoj nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk mund te miratoj projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale dhe nuk mund te propozoj e as votoj kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi” tha Kastrati në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/