Lajme

Lekaj: Nuk ka bashkëpunim me Kurtin, edhe sikur të na ofronte pozitën e kryeministrit

04/25/2025 18:55
nga:Mergim Rreci

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, deklaroi se partia e tij assesi nuk do të hyjë në koalicion me Albin Kurtin.

“JO, është e prerë. E kemi thënë qartë ne në AAK, që sikur Kurti të na ofrojë edhe pozitën e kryeministrit, nuk ka bashkëpunim”, deklaroi Lekaj në emisionin DPT TE FIDANI në Klan Kosova.

Tutje ai u shpreh se Kurti nuk ka lënë figurë politike ose kryetarë të subjekteve politike pa i fyer këto 4 vjet.