Real Madrid kërkon që gjyqtarët për finalen e Kupës së Mbretit të ndërrohen me emra të tjerë për shkak të komenteve të tyre të fundit në konferencën për shtyp.
Gjyqtari De Burgos Bengoetxea ‘shpërtheu’ në lot në prag të finales, ndërsa Real Madrid TV publikoi një video 6-minutëshe duke e akuzuar atë për dëmtime të rënda ndaj klubit me vendimet e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
“Kur djali juaj shkon në shkollë dhe i thonë se babai i tij është hajdut dhe ai kthehet në shtëpi duke qarë, është vërtet e vështirë”, deklaroi ai.
Do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në vazhdim, por një ndryshim i gjyqtarëve edhe mund të jetë i mundshëm.
/GazetaBlic Sport/


