Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, sot ia çoi një biberon të mbushur me qumësht deputetit të LDK-së, Paris Gurit.
Ky veprim i Bahtirit erdhi pas deklaratës së Gurit se ‘Bahtirin do t’a votonte për kryeparlamentar’.
Guri duke ironizuar me ngjarjen e ndodhur ka postuar një fotografi të biberonit.
“As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën”, ka shkruar Guri në Facebook.


