Lajme

“Nuk është qëllimi ynë të shkojmë në zgjedhje”

04/25/2025 11:13
nga:Gazeta Blic

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati është deklaruar për media pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit, duke bërë kështu të dështojë konstituimi i këtij institucioni.

I pyetur nga gazetarët se a është qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të shkuar në zgjedhje, ai thotë “jo”.

“Nuk është qëllimi ynë të shkojmë në zgjedhje, do të ishte opsioni i fundit për ne”, u shpreh ai.