Lajme

Agim Bahtiri i dërgon një shishe me qumësht deputetit të LDK-së, Paris Guri

04/25/2025 10:57
nga:Y I

Para nisjes së seancës, deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, ka shkuar pranë deputetit më të ri të LDK-së, Paris Guri, duke i dhuruar një shishe të fëmijëve të mbushur me qumësht.

Ky veprim i Bahtirit vjen si duket pas deklaratës së Gurit ku kishte thënë me ironi se e voton për kryeparlamentar, Agim Bahtirin.

“Po foli qëndrim timin personal, jo të partisë, unë e kisha votuar Agim Bahtirin” kishte deklaruar deputeti Guri.

Guri pranoi me sportivitet veprimin e Bahtirit, ku pas disa minutash ai hodhi në shportën e mbeturinave shishen me qumësht.