Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të arrijnë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.
Në Kuvend ka ardhur edhe e nominuara për kryeparlamentare nga LVV-ja, Albulena Haxhiu dhe deputetë të tjerë nga kjo parti.
Seanca është paraparë për të filluar në orën 10:00, por edhe kësaj radhe si çdoherë deputetët arrijnë me vonesë.
Kujtojmë se sot është tentativa e gjashtë me ardhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit


