Lajme

Policia e Kosovës konfirmon aksionin në Kaçanik- Po realizohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë!

04/25/2025 08:54
nga:Y I

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”,  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, detajet e këtij aksioni do të bëhen më vonë pas përfundimit të aksionit të policisë.

“Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani për “Gazeta Blic”.

Raportohet për arrestime të reja në Kaçanik në lidhje me vrasjen e policit