Lajme

Sot mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit për të zgjedhur Kryeparlamentarin!

04/25/2025 07:48
nga:Y I

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot, nga ora 10:00, për të vazhduar seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë.

Në përpjekjen e fundit, kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme nga deputetët.

Ajo mori 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime – numra që nuk mjaftuan për zgjedhjen e saj.

Kryesuesi Avni Dehari pati konstatuar se propozimi nuk kalon dhe seanca u ndërpre.

Partitë opozitare kanë bërë të qartë se nuk e përkrahin Haxhiun për postin e kryeparlamentares.

Ndërsa nga Vetëvendosje kanë theksuar se nuk do të tërheqin kandidaturën e saj.