Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni ka fituar Çmimit Dwornik për prezantimin më të mirë oral nga një student në konferencën ndërkombëtare të Shkencave Planetare dhe Hënore 2025 në Houston të Amerikës.
Këtë e ka njoftuar vet astronomja Hyseni përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, duke bërë të ditur s ekanë qenë mbi 2 mijë pjesëmarrës.
Ajo gjithashtu shkroi se ky çmim ndahet nga Divizioni i Gjeologjisë Planetare në Shoqatën Gjeologjike të Amerikës për prezantimet më të dalluara shkencore nga studentët, dhe siç tha ajo konsiderohet si një nga vlerësimet më të larta për studentët në fushën e shkencave planetare.
“Me u përzgjeth unë mes krejt atyne njerëzve t’zotë… s’po gjej fjalë. Projekti im lidhej me shpërndarjen e lëndës organike në familjet e asteroidëve, bazuar në të dhëna që i mblodha përmes vëzhgimeve me teleskopin e NASA Infrared Telescope Facility në ishullin Hawai’I”.
Postimi i plotë:


