Lajme

Shkarkimi i Kryeshefit të KOSTT-it, Azemi: Duhet dhënë përgjegjësi, Evetar Zeqiri i ka ndihmuar lulëzimit të mafisë energjetike

04/24/2025 22:15
nga:Sh R

Visar Azemi nga LDK ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit të KOSTT-it, Evetar Zeqirin, dhe emërimit të Shaban Neziri, si ushtrues detyre, raporton GazetaBlic.

Azemi thotë se ky vendim vjen pa transparencë dhe pa sqarime për publikun.

Ai tutje thekson se në vend të shkarkimit duhet përgjegjësi për shkatërrimin e sistemit dhe për mundësinë që Evetar Zeqiri i ka dhënë lulëzimit të madh të mafisë energjetike.

Postimi i plotë:

Mafia energjetike po vazhdon lojën!

Sot, Bordi i Drejtorëve të KOSTT paska shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv, Evetar Zeqiri dhe paska emëruar ushtrues detyre një figurë tjetër nga strukturat e vjetra.

Një vendim që vjen pa transparencë, pa sqarime për publikun dhe mbi të gjitha, në vazhdën e një keqmenaxhimi sistematik që po e dëmton sektorin energjetik të Kosovës.

Në vend të shkarkimit duhet përgjegjësi për shkatërrimin e sistemit dhe për mundësinë që Evetar Zeqiri i ka dhënë lulëzimit të madh të mafisë energjetike.

Kjo nuk është reformë – është rrotacion brenda të njëjtit rreth të mbyllur, ku përgjegjësia mungon, ndërsa ndikimi politik dhe interesat e mafisë energjetike vazhdojnë të dominojnë.

Sektori i energjisë ka nevojë për reformë të thellë, jo për zëvendësime kozmetike.

E ardhmja e qytetarëve nuk mund të mbahet peng nga vendime të marra në errësirë.