Sporti

Milan – Bologna, finalja e madhe e Kupës së Italisë

04/24/2025 22:53
nga:Mergim Rreci

Skuadra e AC Milan e ka mësuar kundërshtarin në finalen e madhe të Kupës së Italisë.

Rossonerët do të përballen me skuadrën e Bolognas, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim do të zhvillohet më 14 maj, duke filluar nga ora 21:00.

Stadiumi ‘Olimpico’ në Romë do të jetë nikoqir i kësaj ngjarje të madhe të futbollit italian.

/GazetaBlic Sport/