Sporti

Prishtina 01 fiton trofeun e Kupës së Kosovës në futsall

04/24/2025 22:11
nga:Mergim Rreci

Prishtina 01 e ka fituar Kupën e Kosovës në futsall.

Skuadra kryeqytetase ka triumfuar në finalen e madhe ndaj Vjosës, shkruan GazetaBlic Sport.

Në fakt, skuadra e Vjosës u largua nga ndeshja 25 sekonda pa përfunduar ndeshja, kurse deri në atë moment rezultati ishte 5 me 4.

Ky është trofeu numër katër i fituar nga Prishtina 01 në futsallin kosovar.

/GazetaBlic Sport/