Sporti

Zyrtare: Victor Valdes bëhet trajner i skuadrës spanjolle

04/24/2025 20:06
nga:Mergim Rreci

Victor Valdes është tashmë trajneri i ri i Real Avila.

Klubi ka zgjedhur ish-portierin e Barçës dhe kombëtares spanjolle, i cili ka nënshkruar për pjesën e mbetur të sezonit plus sezonin 2025-26.

Víctor Valdes, 43 vjeç, filloi karrierën e tij si trajner me ekipin e të rinjve të Moratalaz (2018-2019). Ai më vonë u kthye në klubin e Barcelonës për të marrë drejtimin e ekipit Juvenil A (2019-2020). Dhe në 2020-2021 ai drejtoi Hortën, në Grupin V të Kategorisë së Tretë, në një fazë që zgjati vetëm gjashtë muaj .

Skuadra e Real Avila është duke luftuar për t’u rikthyer në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

/GazetaBlic Sport/