Lajme

Syla: Kurti do ta përdorë gjithë potencialin e tij për të qenë sërish kryeministër

04/24/2025 18:59
nga:G B

Ish-konsulli i Kosovës në Kanada, Donat Syla sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka folur për situatën aktuale politike në vend.

I pyetur se a po ikin politikanët nga përgjegjësia ai tha se Kurti ka objektiv që të qëndrojë si kryeministër edhe në mandatin tjetër dhe sipas tij, do ta përdorë gjithë potencialin e tij institucional, për të qenë sërish kryeministër.

“Unë mendoj se kryeministri Kurti pashmangshëm ka objektiv të tij që të qëndrojë si kryeministër edhe në mandatin tjetër dhe unë konsideroj se ai do të përdorë gjithë potencialin e tij institucional në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e kryeministrit”.

“Kurti i dha një ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte një ftesë publike, ne nuk mund të themi se nuk kishte ftesë. Në këtë kohë supozohet se ftesa vjen për dialogim, për të gjetur një kompromis për të bashkëqeverisur, sepse aty nuk specifikohej, mirëpo në këtë kohë gjithkush aludon se kjo ishte ideja, sepse çka do të diskutonin aty tjetër, përpos kësaj çështje, pas përfundimit të zgjedhjeve, pas certifikimit të rezultateve”, u shpreh ai.