Lajme

AAK diskuton për nevojën e krijimit të institucioneve – propozon Muharrem Nitajn për anëtar të KQZ-së

04/24/2025 18:41
nga:G B

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, ku ka diskutuar për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe nevojën e krijimit të institucioneve, raporton Gazeta Blic.

Në këtë mbledhje, është propozuar Muharrem Nitaj si anëtar i AAK-së në KQZ, për çka ka marrë përkrahje nga kryesia.

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, u diskutua për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Në këtë mbledhje të Kryesisë, po ashtu u diskutua edhe për agjendën e aktiviteteve të Aleancës në nivel lokal, kjo në frymën e përgatitjeve për zgjedhjet komunale, si dhe për përgatitjet për shënimin e 25-vjetorit të Aleancës, i cili do të mbahet më 2 maj, në Hotel Venus, në orën 17:00.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u përkrah propozimi i kryetarit Haradinaj që anëtar i KQZ nga radhët e Aleancës të jetë Muharrem Nitaj.