Aventura e Taremit në Itali nuk po shkon mirë.
Paraqitja e dobët në ndeshjen e së mërkurës kundër Milanit dhe eliminimi pasues nga Kupa e Italisë mund të përshpejtojë largimin e sulmuesit, i cili mbërriti në Inter si transferim i lirë nga FC Porto verën e kaluar, transmeton GazetaBlic Sport.
Tek Inter janë të kënaqur me performancën e lojtarit dhe synimi për të ulur moshën mesatare të skuadrës në tregun e ardhshëm të transferimeve mund të nënkuptojë largimin e sulmuesit 32-vjeçar.
Taremi ka shënuar vetëm 3 gola për italianët këtë sezon, një prej tyre në Serinë A, një nga rekordet më të këqija në karrierën e sulmuesit.
/GazetaBlic Sport/


