Sporti

Peja dhe Bashkimi premtojnë spektakël sonte në “Karagaçi”

04/24/2025 16:28
nga:Mergim Rreci

Spektakli basketbollistik vazhdon edhe mbrëmjen e sotme.

Peja dhe Bashkimi përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 19:00, me të dy skuadrat që kërkojnë fitoren e madhe.

Peja synon të barazojë serinë në 1 me 1, kurse Bashkimi të krijojë avantazh prej 2 me 0.

/GazetaBlic Sport/