Lajme

Mbyllja e MCC-së/ Hoti: Kosova humbë 220 milionë dollarë – kështu ndodhë kur qeverisin bukëpërmbysurit

04/24/2025 16:12
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se MCC po mbyllet dhe Kosova do të pësojë më së shumti, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se refuzimi i Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 pamundësoi ndërtimin e termocentralin me gaz.

Hoti ka shtuar se me mbylljen e MCC-së, Kosova do të humbë edhe shumën prej 220 milionë dollarëve për blerjen e baterive për ruajtje të energjisë.

Ai ka thënë se kështu ndodhë kur qeverisin bukëpërmbysurit, të cilët duke injoruar Marrëveshjen e Uashingtonit refuzuan partneritetin me SHBA.

Postimi i tij i plotë:

MCC po mbyllet

Kosova është ndër vendet që do pësojë më së shumti.

Refuzimi i Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 pamundësoi ndërtimin e termocentralin me gaz.

Tani kur edhe MCC po mbyllet në kuadër të reformimit të Administratës Amerikane nga Presidenti Trump, Kosova do të humbë edhe shumën prej 220 milionw dollarëve për blerjen e baterive për ruajtje të energjisë. Bashkë me këto edhe shumë projekte të tjera të ndërlidhura që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Kështu ndodh kur qeverisin bukëpërmbysurit, të cilët duke injoruar Marrëveshjen e Uashingtonit refuzuan partneritetin me SHBA – shtetin që është përgjegjësi kryesor për ekzistencën e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Këta gjithashtu refuzuan të pezullojnë tarifat e importit për produktet amerikane. Kjo qeveri po punon kundër interesave tona strategjike.