Lajme

“Ishte zëri i paqes dhe i humanizmit”- Hoxhaj shkruan në librin e zisë në nderim të Papa Françeskut

04/24/2025 11:02
nga:Y I

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shkruar sot në librin e zisë në Katedralen “Nënë Tereza”, në nderim të Papa Françeskut.

Hoxhaj është i pari politikan që shkroi në librin e zisë në nderim të Papa Françeskut.

“Sot shkrova në librin e zisë në Katedralen “Nënë Tereza”, në nderim të Papa Françeskut. Ai ishte zëri i paqes, i të varfërve dhe i humanizmit dhe përherë do të kujtohet si i tillë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.