Sporti

Conceicao: Është e rëndësishme të fitojmë finalen në Romë

04/24/2025 10:29
nga:Lorik J

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao ka folur pas fitores 0-3 ndaj Interit në Derby della Madonnina në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë arritën në finale pasi ndeshja e parë përfundoi 1-1 dhe portugezi dëshiron të fitojë një tjetër trofe pasi fitoi Superkupën në fillim të qëndrimit të tij.

“Lojtarët po punojnë mirë. Ajo që më pëlqeu ishte qëndrimi, ambicia, forca e ekipit në të dyja fazat. Ne vuajtëm pak dhe ndoshta mund të kishim bërë më mirë në kundërsulme,” filloi Conceicao.

“Në pjesën e dytë luajtëm në një nivel të lartë dhe meritojmë lëvdata. Nuk e treguam këtë në kampionat dhe më vjen keq sepse është një ekip cilësor, por cilësia duhet të shoqërohet me qëndrim dhe vullnet për të fituar. Është e rëndësishme të fitojmë finalen në Romë”, shtoi portugezi.

“Si ndihem pas fitores? A ka shije hakmarrjeje? Është një përzierje. Unë jam sportdashës, vuaj pak më shumë se njerëzit e tjerë. Familja është e lumtur, gruaja ime me siguri do të jetë, sepse kështu mund të qëndroj i qetë deri në ndeshjen me Venezia”.

 

/GazetaBlic Sport