Lajme

Viktima në Emshir u plagos në këmbë, gjendjen e ka stabile

04/23/2025 22:52
nga:G B

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur në Emshir.

Siç mëson Klan Kosova, viktima është i plagosur në këmbë dhe gjendja e tij është stabile.

I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare për trajtim rreth orës 21:30.

Ndërsa, personi i dyshuar për plagosjen, siç mëson Klankosova.tv, është Valton Sadiku, i cili është arratisur.

Një i plagosur nga të shtënat në Prishtinë, Policia jep detaje