Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se sot është ditë e bukur për lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë dhe po ashtu ditë e fitores së shoqërisë civile, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit për KPM-në, raporton Gazeta Blic.
“Avokimit tonë 3 vjeçar për të mbrojtur lirinë e medias në Kosovë i erdhi fundi dhe ne fituam”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Postimi i saj i plotë:
Të dashur, të dashur,
sot është ditë e bukur për lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë. Është poashtu ditë e fitorës së shoqnisë civile.
Avokimit tonë 3 vjeçar për të mbrojtur lirinë e medias në Kosovë i erdhi fundi dhe ne fituam.
Gjykata Kushtetuese ka vendosë sot më 23 prill që Ligji për Komisionin e Pavarur për Media, përmes së cilit Lëvizja Vetëvendosje tentoi të përligjë kapjen politike të këtij trupi, ta shfuqizojë tërësisht.
Vendimi i plotë nuk është publiku ende por këto janë pikat që janë përmendur në komunikatën për media, e që janë kundër kushtetuese:
Mënyra e propozimit të anëtarëve të KPM-së cënon pavarësinë e KPM-së
Të paktën 5 anëtare të komisionit duhet të jenë gra
Kriteret për shkarkimin e kryetarit dhe të anëtarëve të KPM-së janë kundërkushtetuese
Rregullimi i sanskioneve poashtu është kundërkushtetues
Gjykata ka gjetur që disa nene megjithatë janë në pajtim me Kushtetutën por meqë nenet kryesore janë kundërkushtetuese ligji nuk mund të qëndrojë në fuqi.
Qysh thojnë këta jashtë – I rest my case!
Kushtetuesja shfuqizon Ligjin për KPM’në


