Sporti

Kupa e Kosovës: Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Drenica – Llapi

04/23/2025 15:54
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Drenica – Llapi.

Pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës përfundoi me rezultatin 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Diellor Beseni kishte rastin më të mirë shënimi në pjesën e parë, por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Kujtojmë se Llapi ka avantazhin 2-0 nga ndeshja e parë dhe tani është 45 minuta larg finales.

/GazetaBlic Sport