Lajme

Daja i rreshterit Muhamet Lika tregon se si e mori vesh lajmin për vdekjen e tij!

04/23/2025 14:36
nga:Y I

Një nga familjarët e rreshterit policor Muhamed Lika, i cili u vra javë më parë në Kaçanik, ka rrëfyer përjetimin e tij në një intervistë për Kosova Today.

Ai e ka përshkruar lajmin si tronditës dhe shokues.

“Lajmi ka qenë shokues, tronditës. Atë natë kisha mysafirë. Pasi i përcolla, djali i hallës prej Tetove më shkroi në WhatsApp dhe më pyeti për gjendjen e Muhamedit. Aty e kuptova se diçka kishte ndodhur. Më pas shkova në polici dhe më vonë në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, tregoi ai, i prekur nga humbja e Likës.