Lajme

Zeqaj: Kurti po zvarrit procesin për të çuar vendin në zgjedhje

04/23/2025 13:53
nga:Y I

Gazetari Florent Zeqaj ka deklaruar se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, është i interesuar të krijojë dy skenarë paralelë për ta zvarritur procesin politik, me qëllim që ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin korrik.

Sipas Zeqajt, kjo periudhë i konvenon Kurtit për shkak të diasporës.

“Në korrik motrat e vëllezërit tanë janë në Kosovë, dhe kjo i jep avantazh VV-së në zgjedhje”, u shpreh Zeqaj në emisionin “Kosova Today”.