Lajme

Kelmendi: Haxhiun s’po e shohin si zë unifikues që meriton të jetë kryeparlamentare

04/23/2025 12:15
nga:Y I

Gazetari Adriatik Kelmendi e ka komentuar deklaratën e Albulena Haxhiut ku tha se ndaj saj është përdorur gjuhë mizogjene e seksiste.

Në “Specialen” e Klan Kosovës, Kelmendi tha se Haxhiun e cila as sot nuk mori votat e mjaftueshme për kryeparlamentare, nuk po e shohin si zë unifikues ose si personalitet që meriton të jetë Kryetare e Kuvendit.

“Ajo po synon të mbrojë veten duke përdorur arsyetime. Sikur të jetojmë në një univers paralel, Haxhiu mund të jetë më e mira në botë, më e dashura nga votuesit, por nuk po e shohin si zë unifikues ose si personalitet që meriton të jetë Kryetare e Kuvendit”, u shpreh gazetari.