Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk do të tërhiqet nga kandidatura e Albulena Haxhiut, për kryetare të Kuvendit.
Burime të Gazeta Blic Brenda Vetëvendosjes, kanë thënë se kjo do të jetë kandidatura e tyre për kryekuvendar.
“Albulena Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit”, tha ky burim i Gazeta Blic.
Ndryshe, disa herë ka dështuar votimi i Haxhiut për shkak se VV me Guxo-n nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
PDK, LDK e AAK nuk kanë ndryshuar qëndrim. Ato kanë theksuar se në asnjë mënyrë nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetari të Kuvendit.
Nait Hasani: Krejt i votojmë, përveç Albulenës dhe Donikës!
Ndërsa vetë Albulena Haxhiu ka theksuar se VV nuk ka ndërruar qëndrim.
Në anën tjetër, Saranda Bogujevci, për të cilën Haradinaj tha se AAK e kishte votuar, tha se atë askush nuk e ka pyetur nëse do të bëhet kryetare e Kuvendit.


