Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur një institucion paralel në Shtërpcë.
Një kompani e ujësjellësit dhe mbeturinave ka funksionuar nën juridiksionin e Serbisë, andaj Policia e Kosovës ka ndërrmarrë veprime duke e mbyllur, shkruan GazetaBlic.
Më poshtë keni njoftimin e Policisë:
“Policia e Kosovës, pas kërkesës së pranuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe në koordinim me institucionet përkatëse, ka asistuar sot në inspektimin dhe mbylljen e një institucioni paralel të Serbisë i cili ka operuar në komunën e Shtërpcës, saktësisht të kompanisë së ujësjellësit dhe mbeturinave e cila ka funksionuar nën juridiksionin e Serbisë.
Policia e Kosovës me njësitë relevante policore dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në raport me aktivitetin e jashtëligjshëm të kësaj ndërmarrje.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saj, me qëllim të garantimit të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe respektimit të kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic


